Hyrje      Kush jemi      Projekte       Foto      Kontakt


"Kush nuk e harron Popullin, nuk harrohet nga populli"

Fjala e Kryetarit Z. Ilir Butka ne ceremonine e inagurimit te Monumentit te Fan Nolit, Prane Shkolles 9-vjecare Fan Noli ne kryeqytet Dt 21 / 09 / 2006

Te dashur miq,

Fondacioni Fan Noli, eshte themeluar ne vitin 1994 me inisiativen e nje grupi intelektualesh te shquar te cilet gjeten perkrahjen e shtetit te ri qe pamvarsisht problemeve te panumerta politiko ekonomike te nderrimit te sistemit, gjeti sensibilitetin dhe disponibilitetin per te financuar inisiativa te tilla qe favorizonin daljen nga kolapsi tranzitacional sektore te tille delikate si ai i Artit dhe Kultures

Fondacioni Fan Noli, gjate ketyre viteve ka bere te mundur realizimin e njė veprimtarie tė spikatur nė lėmin e kulturės dhe tė artit shqiptar duke justifikuar me se miri besimin dhe kontributin shteteror.

Ne aktivitetin e tij Fondacioni Fan Noli ka mbėshtetur 140 botime, 25 pjesėmarrje tė personave tė ndryshėm nė konkurse ndėrkombetare, 34 udhėtime personalitetesh tė kulturės dhe artit si dhe studentėsh e pasuniversitarėsh pėr tė studjuar jashtė shtetit nė fushat pėrkatėse, 3 skenarė filmash, 5 festivale kombėtare, 13 shfaqje skenike, 4 panaire libri, 6 ekspozita, mirėmbajtjen e disa monumenteve tė kulturės etj., me njė vlerė tė pėrgjithshme rreth 40 milionė lekė e kuivalente kjo shifer me ate te financimit fillestar qe shteti ka depozituar per krijimin e ketij fondacioni.

Te ndruar zoterinj

Do te doja te shfrytezoja kete rast per te Falenderuar te gjithe ata qe nder vite kane kontribuar ne funksionimin dhe mbarvajtjen e ketij institucioni: duke filluar nga ideatori, dhe babai shpirteror I Fondacionit zoti Dhimiter Anagnosti I cili ariti te krijoje kete fondacion si modelin e pare te shkeputjes se arti dhe kultures nga politika edhe pse financiarisht te mbeshtetur nga ajo.  Kjo u arrit fale nje korrektesie shembullore ne menaxhimin e fondeve publike ne periudhen e drejtimit te fondacionit prej tij si demostrim perfekt i pergjegjesise intelektuale dhe qytetare. Aktualisht keshilltar I pazevendesueshem per vlerat dhe eksperiencen e tij prane ketij fondacioni, I zgjedhur njezeri ne kete detyre nga bordi I fondacionit. 

Ne te njejten linje me paraardhesin e tij intelektuali Ali Dhrimo, kryetari qe e pasoi, udhehoqi me etiken dhe korrektesen karakterizuese Fondacionin, duke konfirmuar vlerat e Drejtuesit paraardhes, te cilat ishin kthyer tashme ne vlerat e vete institucionit.

Ai me eksperiencen dhe urtesine e tij eshte objekt i vashdueshem I referimit dhe konsulences per Fondacionin.

Mjaft intelektuale te tjere dhe perfaqesues te kultures dhe artit kane kontribuar gjithashtu ne instituzionalizimin e vlerave te ketij Fondacioni ku nuk mund te leme pa permendur me nderim: Dhimiter Xhuvanin, Emin Rizen, Gjon Simonin, Zerina Kuken, Dhori Qiriazin, Gazmend Leken, Kujtim Laron, etj.

Personalisht I shpreh mirenjohjen time anetareve te bordit te Fondacionit Fan Noli: intelektualeve te nderuar, Seit Mansaku, Ali Oseku, Endri Sina, dhe Arian Leka te cilet me perkushtimin dhe disponibilitetin e tyre e kane ndihmuar me vendimet e tyre ne diskutimet dhe perpjekjet tona te perbashketa ne kerkim te rrugeve dhe formave per gjetjen e kapaciteteve financiare qe do te bejne te mundur realizimin e projekteve tona ne te ardhmen.

 Jemi mbledhur sot ketu pikerisht per konkretizuar rezultatin e pare te nje projekti ambicios te kahershem te Fondacionit tone, per pajisjen e shkollave tė kryeqytetit me memoriale tė personaliteteve tė shquara, emrin e tė cileve ato kane privilegjin te mbajnė, (Fan Noli, Sami Frashėri, Naim Frashėri, Andon Zako Cajupi, Jeronim de Rada e shumė tė tjerė). Kjo inisiative eshte menduar te realizohet me kontributin e institucioneve shteterore dhe private, mbarė komunitetit shqiptar, brenda dhe jashte vendit, dhe mbi te gjitha me kontributin e vogel por mjaft te cmuar te vete nxenesve dhe mesuesve te shkollave perkatse.





 

Te dashur miq

Jemi mbledhur sot te shijojme frutet e punes dhe mundit te atyre qe konceptuan, realizuan dhe konkretizuan kete monument dhe dua ta filloj me autorin e vepres, Dekanin e akademise se Arteve, skulptorin e nderuar Artan Peqini I cili na ka dhene sot kenaqesine dhe privilegjin te nderohemi me kete monument qe pervec vleres simbolike qe mbart, I ka ofruar komunitetit te kesaj shkolle dhe jo vetem, nje veper te denje artistike, me vlera qe do ti qendrojne kohes ashtu si dhe figura e patriotit dhe intelektualit te cilit I dedikohet..

Nje falenderim I merituar per Fonderine Artistike Kolnikaj, dhe vecanerisht profesorit te akademise z. Pjerin Kolnikaj I cili ka mundesuar me ekipin e tij nje derdhje te sukseshme ne bronz te monumentit, duke aplikuar tekniken innovative te dyllit per realizimin e tij

Falenderoj vecanerisht Presidentin e Firmes “Aurora”, zotin Agron Jaupllari per sensibilitetin dhe gadishmerine e tij, per tju pergjigjur kerkeses sone, ne mbeshtetjen e ketij projekti duke ofruar kontibutin e tij llogjistik dhe financiar, duke bere te realizimin bazamentit te kesaj vepre.

 Ne mbyllje do te doja te falenderoja ata qe shpesh te padukshem, me perkushtim dhe modesti punojne per realizimin me sukses te projekteve, dhe vecanerisht te ketij per te cilin jemi mbledhur sot.

Falenderoj stafin tim duke filluar me shefin tone te finances zotin Zydi Turdi I cili ndonese I semure nuk mund te mungonte ne kete dite te shenuar per ne.

Falenderoj Drejtorin Eksekutiv te “Fondacionit” zotin Ergys Bezhani per kontributin e vyer ne mbarvajtjen  e ketij aktiviteti.

Falenderoj Fatosin I cili ka perballuar me stoicizem mbingarkesen dhe stresin e ketyre diteve pergatitjeje.

Nje Falenderim I sinqerte per bashkepunimin drejtoreshes se shkolles 9-vjecare Fan Noli, znj. Irma Gjika dhe stafit te saj pedagogjik, te cilet ishin partneret tane ne kete projekt.

Ne fund nje falenderim per te gjithe ju miq, artiste intelektuale, perfaqesues, te jetes politike dhe artistiko kulturore te vendit qe me pjesmarrjen tuaj I dhate karakterin e nje eventi ketij inagurimi.

Hyrje      Kush jemi      Projekte       Foto      Kontakt